Kosova

Thirrje gazetarëve për konkurrim me shkrime mbi varfërinë në Kosovë, fituesin e presin një mijë euro

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) në bashkëpunim me ekipin e agjencive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka shpallur edicionin e katërmbëdhjetë të Çmimit për Storien më të mirë të Gazetarisë mbi Varfërinë në Kosovë.

Konkursi është i hapur për të gjithë gazetarët që janë banorë të Kosovës. Fituesit, autorë të storieve më të mira do të shpërblehen me nga një çmim prej 1.000,00 € (një mijë euro) për pesë kategoritë si në vijim:

Video-storia e shkurtër më e mirë

Dokumentari më i mirë televiziv

Audio-storia më i mirë

Storia e shkruar më e mirë

Fotografia më e mirë

Për më shumë informata, kategoritë dhe kushtet për aplikim, ju lutem vizitoni uebfaqen e AGK-së: http://agk-ks.org/thirrje-per-konkurrim-cmimi-gazetarise-per-storien-me-te-mire-mbi-varferine-2019

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483