SPORT

Thiago Silva kërkon të reagohet sa më shpejt në Brazil!

Kapiteni i PSG-së, Tiago Silva është tepër i shqetësuar për situatën e krijuar nga koronavirusi, prandaj dhe i bën thirrje bashkëkombasve të tij të kuptojnë sa më shpejt seriozitetin e situatës.

35 vjeçari shpreson që situata në Brazil të mos jetë aq e keqe sa në Europë, për këtë arsye i bën thirrje popullit të tij të kuptojnë se nuk janë me pushime dhe të mos dalin nga shtëpitë.

“Këtu në Brazil mund të kemi akoma kohë për të reaguar. Shpresoj që kriza mos të jetë aq e dhunshme sa në Europë. Shpresoj gjithashtu që njerëzit të ndërgjegjësohen për sa i përket seriozitetit të situatës.

Plazhet duhet të boshatisen. Nuk kemi marrë pushimet e shkollës! Jemi në një moment reflektimi. Duhe të qëndroni në shtëpi dhe të shpresoni që situata t’i rikthehet normalitetit sa më shpejt të jetë e mundur,” tha braziliani Tiago Silva, i cili është një nga futbollistët e PSG-së që zgjodhi të kalojë ditët e izolimit në vendlindjen e tij./ panorama sport