Kombëtare

Theret me thikë një mësuese në Prishtinë nga një nënë

Një nënë dyshohet se ka plagosur një mësuese në shkollën ‘7 marsi’ në Prishtinë. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10 në mëngjes në objektin e shkollës.

Rastin e kanë konfirmuar edhe në Policinë e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti i ka thënë Gazetës Express se një 49-vjeçare, me iniciale A.P, ka marrë plagë nga arma e ftohtë, thikë, dhe e njëjta është dërguar në QKUK.

“Lidhur me rastin, policia ka arrestuar personin e dyshuar, me iniciale, B.D, femër, 38-vjeçare, si dhe policia ka konfiskuar mjetin të cilin dyshohet të jetë përdorur në këtë rast”, ka thënë Ahmeti.

Rastin për Express e ka konfirmuar edhe Drejtoresha e Shkollës “7 Marsi”, Shpresa Gashi.

“Një incident ka ndodhë sot në shkollën tonë, por që në momentin kur të përfundojnë hetimet do të mund të merrni detaje të tjera”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, sipas statistikave të Policisë së Kosovës vetëm në dy vitet e fundit kanë ndodhur mbi 1 mijë incidente nëpër shkollat e vendit ose përreth tyre.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.