Theri me thikë një 12 vjeçare, arrestohet një 33 vjeçar në Finlandë

Një 33-vjeçar u arrestua pasi theri me thikë një 12-vjeçare në qendrën tregtare Valkea të Finlandës të enjten në mbrëmje.

Transmetuesi publik finlandez “Yle” raportoi se zyrtarët e inteligjencës e kanë identifikuar të dyshuarin 33-vjeçar.

Sipas autoriteteve lokale, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 të së enjtes në qendrën tregtare Valkea në Oulu, ku një viktimë 12-vjeçare finlandeze ka pësuar lëndime të rënda, por është jashtë rrezikuar për jetë.

Policia finlandeze tha se hetimi penal është në një fazë të hershme dhe motivi i saktë i aktit ende nuk dihet.

Gjykata do të shqyrtojë rastin e të dyshuarit për dy akuza për tentativë vrasje më 17 qershor.

Go to TOP