Kombëtare

Theret një person në Prishtinë, i dyshuari në arrati

Një person është therur dje në Prishtinë, derisa i dyshuari është në arrati, bën të ditur Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur në ora 20:12 në rrugën Luan Haradinaj. Viktima ka marrë trajtim në QKUK.

“Viktima ka informuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari e kishte therur me thikë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari gjendet në arrati”, thotë PK.

Policia shton se rasti është duke u hetuar.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.