KULTURË

Thënie të Gëtes: Nuk ka gjë më të frikshme se injoranca në veprim!

I konsideruar nga “njeriu i fundit në botë që di çdo gjë”, emri Johan Volfgang von Gëte (Johann Wolfgang von Goethe) i ka kaluar kufijtë e Gjermanisë. Ai ishte jo vetëm shkrimtar – një nga figurat më të mëdha në letërsinë perëndimore – por edhe piktor, shkencëtar, biolog, fizikan teorik dhe dijetar. Themeloi edhe shkencën e kimisë njerëzore dhe zhvilloi një nga teoritë më të hershme të njohura të evolucionit. Më poshtë janë 50 thënie të tij.
  • Çfarëdo mendon të bësh, apo e ke ëndërr, filloje. Guximi ka gjenialitet, pushtet dhe magji brenda!
  • Besoji vetvetes dhe do të dish të jetosh!
  • Pasuria është diçka që mund të ndihmojë në jetë, por jeta nuk është diçka që kalohet për të grumbulluar para!
  • Nuk ka gjë më të frikshme se injoranca në veprim!
  • Idetë e guximshme janë si lëvizjet e shahistëve që mund të sjellin humbjen e lojës, por krijojnë rastin për të filluar një lojë të re, e cila mund të fitohet!
  • Sjelljet e një njeriu janë një pasqyrë ku ai e sheh portretin e vet!
  • Njeriu fisnik i bën për vete njerëzit fisnikë, dhe di si të mbështetet tek ata!
  • Njeriu e vë veten në nivelin me të cilin të tjerët e vlerësojnë!
  • Një jetë e padobishme është një vdekje e hershme!
  • Mosha na tregon sa fëmijë kemi mbetur!
  • Të gjitha mendimet inteligjente janë menduar tashmë; e vetmja gjë e nevojshme është të përpiqemi t’i mendojmë prapë!
  • Dijet që kam unë mund t’i ketë çdo njeri, por zemra ime është vetëm e imja!
  • Sundoje atë! Bëje botën t’i shërbejë qëllimit tënd, por mos i shërbe asaj!
  • Tregohu i njerëzishëm dhe përdor fjalë të mira, sidomos për ata që nuk janë të pranishëm!
  • Bukuria është manifestim i ligjeve sekrete natyrore, të cilat përndryshe do të na fshiheshin përgjithmonë!
  • Të jesh brilant nuk ka asnjë vlerë nëse t’i nuk respekton asgjë!
  • Disa defekte janë të domosdoshme për hir të individualitetit!
  • Karakteri formohet nëpër shtrëngatat e botës!
  • Karakter, në gjërat e vogla apo të mëdha, do të thotë të marrësh përsipër ato gjëra që ti ndihesh i zoti t’i bësh!
  • Mirëkuptimi është gjenia e njerëzimit!
  • Korrektësia luan shumë rol, por guximi më tepër!
  • Një përgjigje korrekte është si një puthje e ëmbël!
  • Fati na i plotëson dëshirat, por në mënyrën e tij, me qëllim që të na japë diçka përtej dëshirave tona!
  • Përça dhe sundo, bërtasin politikanët; bashko dhe prijë është kryefjala e mençurisë!
  • Mos iu nënshtro shumë ndjenjave. Një zemër tepër e ndjeshme është një pasuri e palumtur në këtë tokë të lëkundur!
  • Dyshimi rritet sa më shumë që të dimë!
  • Mos ëndërro ëndrra të vogla, sepse ato nuk kanë fuqi t’i vënë në lëvizje zemrat e njerëzve!
  • Gabimi është i pranueshëm për ne sa kohë që jemi të rinj; por ai nuk duhet gërmuar në pleqëri!
  • Çdo ditë ne duhet të dëgjojmë të paktën një këngë të vogël, të lexojmë në poezi të bukur, të shohim një pikturë të arrirë, dhe, nëse është e mundur, të flasim sa më pak fjalë!
  • Të gjithë duan të jenë dikush; askush nuk do që të rritet!
  • Vajzat dashurohen për ato që janë; djemtë për çfarë premtojnë të jenë!
  • Shkoni në vendet e huaja dhe do të arrini të njihni gjërat e mira që i ke në atdhe!
  • Urrejtja është aktive, zilia është pasive; por ka vetëm një hap midis zilisë dhe urrejtjes!
  • Është i vdekur në këtë botë, ai që nuk beson në një botë tjetër!
  • Është më i lumturi, mbret apo bujk qoftë, ai që gjen paqe në shtëpinë e vet!
  • Unë mund të të them ty, mik i ndershëm, se kujt t’i besosh: besoji jetës; ajo të mëson më mirë se libri ose oratori!
  • Njihe veten? Nëse do ta njihja veten, do t’ia mbathja me të katra. Mos o Zot që ta njoh!
  • Dëgjoji bindjet e të gjithëve, por dyshimet e tua mbaji për vete!
  • Nëse fillon të mendosh për gjendjen tënde fizike apo morale, zakonisht e gjen se je i sëmurë!
  • Në fushën e ideve çdo gjë varet nga entuziazmi… në botën reale gjithçka qëndron mbi këmbënguljen!
  • Më mirë të mashtrohesh nga miqtë, se t’i mashtrosh ata!
  • Secili ta pastrojë derën e vet dhe e gjithë bota do të jetë e pastër!
  • Disa njerëz nuk kujdesen për paratë e tyre derisa iu mbarohen, të tjerët bëjnë të njëjtën gjë me kohën e tyre!
  • Asgjë nuk është më e vlefshme se dita e sotme!
  • Pasionet janë vese ose virtyte në kulmet më të mëdha të fuqisë së tyre!
  • Burracakët kërcënojnë vetëm kur janë të sigurt!
  • Gjëja më e vështirë për t’u parë është ajo që ke para syve!
  • Njeriut të zgjuar i duket çdo gjë qesharake, njeriut të ndjeshëm i duket çdo gjë e rëndë!
  • Ai që zë vendin e parë, rrallë e luan rolin kryesor!
  • Njerëzit përçmojnë atë që s’e kuptojnë! /Përgatiti: Vasil Fype/