SHËNDETËSIA

Themelohet Bordi i Sigurimeve Shëndetësore

Qeveria e Kosovës ka aprovuar sot themelimin e Bordit të Sigurimeve Shëndetësore. Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se ky është një hap i madh drejt funksionalizimit të plotë të sigurimeve.

“Shumë i lumtur që Qeveria e Republikës së Kosovës aprovoi themelimin e Bordit të Sigurimeve Shëndetësore.

Ky është një hap i madh drejt funksionalizimit të plotë të Sigurimeve Shëndetësore, i cili do të jetë mburojë financiare për të gjithë familjet tona nga kostoja e madhe e shërbimeve mjekësore dhe përmes të cilit çdo qytetari do t’i ofrohet qasje e barabartë në spitalet tona”, ka thënë ai.