OPINION

THEMELI I KOHEZIONIT SHOQËRORË DHE SHTETËSISË

Shkruan: Alber PRENKAJ
Kombi shqiptarë dhe shoqëria kosovare rrallë përjetojnë kohezion masiv shoqërorë në proceset e vështira historike.

Për herë të parë në historinë më të re, kohezioni shoqërorë është krijuar mbi bazën e vullnetit të mirë për pajtim dhe bashkëndjenjë ndërnjerëzore.

Kjo forcë kohezive e shoqërisë në Kosovë, në vitet ‘90 të shekullit XX e udhëhequr nga prof. Anton Çetta u organizua rreth idesë së faljes së gjaqeve, dukuri kjo e kodifikuar me Kanunin e Lekë Dukagjinit, e që ka degjeneruar me kohë dhe me ndërhyrje të pushteteve armiqësore.

Thellësia e njohjes së etnologjisë, dokeve e zakoneve të popullatës në çdo cep të Kosovës nga prof. Çetta, rezultoj me një pajtim masiv si parapërgatitje për një rrezistencë ndaj paraljemërimeve të kobshme për Kosovën.

Kjo formë e frymës shoqërore autoktone dhe e veçantë që i parapriu rrezistencës paqësore nuk është dëshmuar në ndonjë histori të Evropës, apo shembull tjetër.

Substrati i krijuar mbi vlerat e faljes, pajtimit dhe bashkëndjenjës e personifikuar në figuren e prof. Anton Çettës mbetet shtyllë e rëndësishme e shoqërisë dhe shtetësisë së Republikës së Kosovës!/Kosova.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.