Kosova

Theksohet nevoja e përfshirjes aktive të Mbretërisë së Bashkuar në epilogun e dialogut me Serbinë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikë së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj Stublla, ka pritur të enjten në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, z.Nicholas Abbott.

Kryediplomatja Haradinaj Stublla me Ambasadorin Abbott diskutuan për zhvillimet e fundit politike dhe shkëmbyen pikëpamje rreth dialogut me Serbinë, Marrëveshjen e Uashingtonit për normalizim ekonomik, si dhe implementimin e saj.

“Gjithmonë kënaqësi e veçantë takimi me Ambasadorin britanik, Nicholas Abbott. Theksova nevojën e përfshirjes aktive të Mbretërisë së Bashkuar në epilogun e dialogut me Serbinë, si palë hisedare në të arriturat e deritanishme të Kosovës”, tha Ministrja Haradinaj Stublla.

Gjatë këtij takimi, shefja e diplomacisë Haradinaj Stublla falënderoi Abbott për gjithë përkrahjen e vazhdueshme dhënë Kosovës, veçanërisht përmes Bursës Chevening, program nga i cili këtë vit do të përfitojnë plot 11 studentë nga Kosova për të studiuar me bursë të plotë në Mbretërinë e Bashkuar. /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.