Show Biz

‘The Voice’ bën bashkë Dua Lipen dhe Bebe Rexhën

Janë këto dy shqiptaret që po na zbardhin fytyrën çdo ditë e më shumë.

Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë bërë bashkë, jo për një projekt muzikor (ndonëse e premtuan bashkë me Rita Orën, Njomzën e Ava Max) por për The Voice, edicioni i radhës në Amerikë.

Ato do të jenë ndihmës-trajnere në një nga skuadrat e këtij spektakli në Amerikë. Pra ato do të jenë pjesë e skuadrës së ashtuquajtur “Blake”.

Ishte Bebe Rexha ajo e cila e bëri të ditur këtë nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Skuadra Blake, përpara!”, ka shkruar Bebe pranë postimit. Pjesë e kësaj skuadre do të jenë edhe këngëtarja tjetër e famshme, Ella Mai, dhe grupi i njohu i vëllezërve, Jonas Brothers.

© SYRI.net

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.