Bota

‘The Simpsons’ parashikoi sërish? Ngjashmëritë në ditën e inaugurimit të Biden

Pyetja që mundon gjithë fansat e “The Simpsons” është se a e ka parashikuar të ardhmen seriali i famshëm?

Nuk kemi një përgjigje të saktë, por dimë që si sitcomi me jetëgjatësinë më të madhe në historinë e SHBA’së, shpesh ndodh që të ketë momente të ngjashme në serial dhe realitetin aktual.

Këtë javë, për shembull, përdoruesve të mediave sociale nuk mund t’u shpëtonte rastësia e fundit midis veshjes së nënpresidentes Kamala Harris gjatë përurimit dhe veshjes së Lisa Simpson në një episod të vitit 2000.

Tek “Bart to the Future”, Lisa merr presidencën dhe thotë fjalët tashmë virale:

“Siç e dini, ne kemi trashëguar një krizë buxhetore nga Presidenti Trump”.

Në episod, Lisa kishte veshur një xhaketë ngjyrë vjollcë dhe mbante një varëse e vathë me perla. Në inaugurimin e së mërkurës, Harris kishte veshur një xhaketë ngjyrë vjollcë dhe varëse e vathë me perla.

Ngjashmëritë nuk mund të kalonin pa u vënë re dhe pa bërë xhiron e rrjetit.