Kosova

The Guardian: Keqpërdorimi seksual që tronditi Kosovën

Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” ka raportuar për protestën kundër keqpërdorimit seksual të 16-vjeçares që është mbajtur sot në Drenas.

Duke raportuar për takimin që Haradinaj ka pasur sot me zyrtarët e policisë dhe ata të drejtësisë lidhur me përdhunimin e adoleshentes, Guardian e ka cilësuar si rast që tronditi Kosovën.

“Adoleshentja besohet se është përdhunuar dy vjet më parë, kur ajo ishte 16-vjeçare. Ajo u keqpërdor nga mësuesi i shkollës së saj në Drenas. Sipas mediave në Kosovë, ajo shkoi për ta raportuar rastin në polici dhe u përdhunua vazhdimisht nga hetuesi i rastit të saj”, ka shkruar The Guardian

“Të enjten, policia ka thënë se mësuesi, polici dhe gjinekologu i arrestuar për abortin ilegal të vajzës, janë arrestuar”, raporton gazeta britanike.

The Guardian ka shkruar se rasti i adoleshentes ka shkaktuar reagime të ashpra në Kosovë, ku besimi publik në policinë është i madh.

Gazeta britanike ka raportuar edhe për protestën në Prishtinë dhe seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të mbajtur për keqpërdorimin seksual të adoleshentes.

Kosovans call for justice after alleged rape of teenage girl

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.