Kosova

Thaçi uron Hotin, i kërkon Kurtit “mos të barrikadohet në zyrë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka uruar Avdullah Hotin për marrjen e detyrës së kryeministrit.

Thaçi ka thënë se Albin Kurti duhet të heqë dorë nga barrikadimi i zyrës së Kryeministrit.

“Gjithashtu nga Kurti kërkohet pranim dorëzim sa më i lehtë i detyrës dhe kërkohet të hiqet dorë nga barrikadimi i zyrës së tij”, ka thënë Thaçi.

Thaçi po ashtu ka thënë se e përshëndet gatishmërinë e Avdullah Hotit për të vazhduar dialogun.

“Përshëndes gatishmërinë për të vazhduar dialogun në bashkërendim me të gjithë aktretë politikë, vetëm raportet e shkëlqyera me ShBA’në mund të garantojnë të ardhmen tonë”, ka thënë Thaçi.