Kosova

Thaçi takon Presidentin e Forumit Botëror Ekonomik në Davos

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po qëndron në Davos të Zvicrës në ditën e dytë të pjesëmarrjes së tij në Forumin Botëror Ekonomik.

Thaçi ka bërë të ditur se ka takuar sot Presidentin e Forumit Botëror Ekonomik (FBE), Borge Brende, dhe e ka falënderuar për angazhimin e tij që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë në vëmendjen e diskutimeve ndërkombëtare.

”Gjithmonë kënaqësi të shoh Presidentin e Forumit Botëror Ekonomik, @borgebrende. Falënderoi atë për angazhimin e tij të vazhdueshëm për të mbajtur #BallkaninPerëndimor në krye të agjendës ndërkombëtare të diskutimeve, duke synuar të sigurojë zgjidhje dhe mbështetje për zhvillimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor. #WEF2020”

Leave a Reply

Your email address will not be published.