Kosova

Thaçi takohet me Ramën në Tiranë, flasin për Samitin e Parisit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmes një statusi në Facebook tregon se është takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Sipas Thaçit, me kryeministrin e Shqipërisë ka biseduar për aktualitetet politike në Kosovë si dhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit.

“Si gjithmonë, kënaqësi takimi me kryeministrin Edi Rama. Biseduam për aktualitetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, si dhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit”, ka thënë Thaçi.