Kosova

Thaçi për kardiologun Gjoka: Ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – ngushëllime familjes

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen Gjoka pas vdekjes së kardiologut Sami Gjoka.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Thaçi ka bërë të ditur se Gjoka ishte veteran i Ushtrisë Çlirimatare të Kosovës dhe se në ditët më të vështira kishte qënduar pranë popullit dhe ushtarëve të lirisë, njofton Klan Kosova

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Më pikëlloi vdekja e kardiologut Sami Gjoka, në kulmin e energjive të tij të punës në shërbim të qytetarëve. Dr. Sami Gjoka ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai në ditët më të vështira kishte qëndruar pranë popullit dhe ushtarëve të lirisë. Familjes Gjoka dhe gjithë miqve të tij u shpreh ngushëllime të thella. HTH

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.