EKONOMI

Thaçi: Nga mosmiratimi i buxhetit rrezikohen investimet kapitale

Berat Thaçi nga Instituti GAP ka thënë se Kosova është jashtë afateve të parapara për miratimin e buxhetit 2020 dhe situata nuk llogaritet të jetë e zakonshme.

Sipas tij procesi i hartimit të buxhetit është proces i cili fillon nga muaji prill ku duhet të miratohet korniza afatmesme e shpenzimeve.

Ai thotë se ligji për menaxhimin e financave publike ka paraparë situatën kur mund të ketë zgjedhje ku deri në mars punohet me atë buxhet por pas këtij muaji nuk mund të punohet me këtë buxhet.

Thaqi thotë se nga mosmiratimi i buxhetit rrezikohet kategoria e investimeve kapitale.

“Në rast se ne miratojmë buxhet me vonesë atëherë zakonisht kategoria e investimeve kapitale realizohet më së paku. Duke pasur parasysh se kemi periudhe me vonesë të implementimit të buxhetit do të realizohet më projektet, ndërtimi i shkollave, i rrugëve. Edhe kjo qeveria në ardhje do t’i duhet kohë që të shqyrtoj prioritetet e tyre në buxhet dhe me shumë gjasë do t’i lënë disa projekte për rishikim. Presim që investimi i projekteve kapitale do të jetë më i ulët”, ka thënë ai duke shtuar se kjo do të ndikojë direkt në zhvillimin ekonomik.

Ai tutje shton se e mira e krejt kësaj është që ka një Kuvend i cili nuk i lë qytetarët pa buxhet.

Sipas tij Kuvendi i ka të gjitha kompetencat që vendi të mos shkojë në krizë.

“Më e mira do të ishte që në këtë situatë të ishte një iniciativë e Kuvendit, ku së bashku me Ministrinë e Financave të gjejnë zgjidhje. Në rast se nuk ka vullnet Kuvendi rrezikojmë të shkojmë në krizë pas muajit mars. Teknikisht nuk kemi ndalesë kushtetuese që e ndalon qeverinë aktuale ta ndalojë një projektbuxhet. Sa më substanciale që do të jenë ndryshimet në buxhet aq më shumë kohë duhet. Procesi i buxhetit është i gjatë, idealisht ne duhet të kemi kohë sepse ndoshta është dokumenti më i rëndësishëm që aprovohet”, ka thënë ai.

Thaqi thotë se buxheti është dokument politik dhe ka edhe negocim politik.

Sipas tij edhe pse nuk ka pasur zgjedhje kur është miratuar buxheti, ka ndodhur që është miratuar shpejtë e shpejtë.

“Buxheti është pika ku materializohet programi. Planifikimi afatgjatë ka rendësi sa i përket kualitetit të planifikimit. Duhet ta kemi parasysh që buxheti është dokument politik dhe në do të varemi nga miratimi i tij në baza vjetore. Duhet të bëhet një rishikim në situata të tilla, cilat janë rreziqet”, ka thënë ai.

Ai thotë se Kuvendi e ka kompetencën që obligimet që nuk janë të nënshkruara në kontratë mund t’i largojë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483