Bota

Thaçi në ShBA, ha darkë bashkë me Daçiçin dhe Mogherinin

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është takuar sot me përfaqësuesen e Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini dhe përfaqësuesit e tjerë të Ballkanit Perëndimor në Neë York.

Thaçi së bashku me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, atij të Serbisë, Ivica Dacic dhe përfaqësues të tjerë të Ballkanit Perëndimor po marrin pjesë në një darkë pune të organizuar nga  Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë.

Në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, në këtë darkë pune së bashku me Thaçin po marrin pjesë edhe ministri i Jashtëm i Këshillit të Ministrave të BeH-së me mandat teknik, Igor Cërnadak e kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Nga Brukseli është njoftuar se BE-ja vazhdon të jetë lider në bashkëpunimin global dhe se në bashkëpunim me partnerët do të vazhdojë të mbështes paqen dhe demokracinë dhe të promovojë të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.