Kosova

Thaçi ndan urdhrin ”Hero i Kosovës” për hoxhë Avdyl Krasniqin

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ndarë sot urdhrin ”Hero i Kosovës” (pas vdekjes), për imamin e Burojës së Skenderajt, Avdyl Krasniqi.

Thaçi mes tjerash përmes Facebook ka thënë se Hoxhë Avdyl Krasniqi ishte një ndër luftëtarët e parë të UÇK-së që kreu njëkohësisht obligimet atdhetare dhe ato fetare në kohën më të rëndë të Kosovës, njofton Klan Kosova.

”Urdhrin “Hero i Kosovës” (pas vdekjes) sot ia ndava njërit prej luftëtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hoxhë Avdyl Krasniqit. Hoxhë Avdyl Krasniqi i përket pjesës atdhetare të klerit tonë fetar, duke kryer njëkohësisht obligimet atdhetare dhe ato fetare në periudhën më të rëndë të historisë së Kosovës dhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. HTH”