Kosova

Thaçi: Mos liberalizimi i vizave, diskriminim i BE ndaj Kosovës

Nga Tirana, ku po zhvillohet Samiti i “Brdo Brijunit”, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, theksoi se çdo vendim kundër liberalizimit të vizave me Kosovën është një vendim diskriminues.

Sipas Presidentit Thaçi, Kosova ka implementuar të gjitha kriteret e kërkuara.

“Nëse vijon të mos merret ky vendi, është një diskriminim ndaj Kosovës”, tha Thaçi, në dalje nga Samiti i “Brdo Brijunit”.

Ai më tej ai foli për marrëdhëniet me Serbinë, si edhe për pretendimet për ndryshime të kufijve, ku Thaçi mbrojti tarifën 100 % ndaj Beogradit, si edhe theksoi se do të punohet që Medvegja, Presheva dhe Bujanoci t’i bashkohen territorit aktual të Kosovës.

“Për sa i përket marrëdhënieve me Sernibë. Tarifa ka qenë e drejtë. Duhet të ketë negociata. Medvegja, Presheva dhe Bujanoci t’i bashkohen territori aktual të Kosovës. Nuk do të lejojmë që në Kosovë të përfshihet asnjë asociacion”, tha Thaçi.

Ndërsa në lidhje me Takimin me Ramën, Thaçi u shpreh se ka biseduar për heqjen e kufirit mes dy shteteve nën modelin e Bashkimit Evropian.