Kosova

Thaçi: Kosova nuk i harron miqtë e saj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron në një vizitë në Britani të Madhe.

Në këtë takim ai u takua me personalitet të ndryshme si gjeneralin Sir Mik Jackson, baroneshën Catherine Ashton, znj. Cherie Blair dhe ish ministrin për Evropë, Jim Murphy.

Këtë gjë e bëri të ditur vetë Presidenti Thaçi në një postim në Facebook ku theksoi së këto personalitete përfaqësojnë periudha të rëndësishme të historisë së Kosovës.

“Këto personalitete përfaqësojnë periudha të rëndësishme të historisë së Kosovës: përpjekjen për liri, çlirimin, pavarësinë dhe fillimin e procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kosova nuk e harron asnjëherë kontributin e çmuar të miqve të saj”shkroi Thaçi. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.