Kosova

Thaçi: Konfrontimi me ShBA është i dëmshëm, të hiqet taksa!

Reagimeve të senatorit amerikan, David Perdue, të dërguarit të Posaçëm amerikan për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, e më pastaj, djalit të presidentit amerikan Donald Trump, Donald Trump JR, se “ShBA duhet ta rishqyrtojë kthimin e ushtarëve amerikanë nga Kosova”, i është bashkëngjitur presidenti Hashim Thaçi.

Thaçi i ka bërë thirrje urgjente Qeverisë së Kosovës që të marrë vendime për kërkesat që i ka bërë ShBA-ja, përfshirë këtu heqjen e tarifës.

“Si President i Republikës së Kosovës i kërkoj urgjentisht Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të mblidhet dhe të marrë vendime në përputhje me kërkesat zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mjaft e keni cenuar lidhjen tonë speciale me ShBA-në, pa të cilën nuk do ta kishim as lirinë, as shtetin dhe as të ardhmen. Me këtë qasje po vihet në pikëpyetje edhe vetë e ardhmja e shtetit tonë. Të gjithë ne, krerë institucionesh, liderë politikë apo qeveri, jemi të zëvendësueshëm. Por, jetike dhe të pazëvendësueshme për Republikën e Kosovës janë vetëm raportet me ShBA-në. Konfrontimi me ShBA-në është shumë i dëmshëm dhe një gabim i pafalshëm në historinë moderne të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.