Kosova

Thaçi: Kam nënshkruar nominimin e Kurtit për kryeministër, ai duhet ta pranojë ose refuzojë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përsëritur qëndrimin e tij se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duhet të deklarohet nëse dëshiron që zyrtarisht ta pranojë nominimin për kryeministër ose të tregojë nëse e refuzon atë.

Thaçi sërish ka përmendur se ai ka nënshkruar vendimin për ta mandatuar Kurtin për kryeministër, pasi partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

“Koha po kalon, andaj unë si president i vendit duke parë angazhimet e kryetarit të partisë së parë që ka dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit (v.j. Albin Kurti), që ka qenë kandidat edhe zyrtar i partisë për kryeministër gjatë fushatës dhe gjithashtu që e ka nominuar më tepër se gjysmën e qeverisë, unë duke menduar që do ta pranojë sepse është një rregull i pashkruar që në momentin që i kryetari i partisë së parë dhe i nominuari për kryeministër dhe që ka caktuar gjysmën e qeverisë, në konsultim e sipër edhe në kuptimin zyrtar merr nominimin”.

Kurti dhe Thaçi kishin zhvilluar një takim në fillim të këtij muaji, por gjatë këtij takimi, kryetari i Vetëvendosjes, nuk kishte emëruar asnjë kandidat nga partia e tij për t’u mandatuar për kryeministër, duke thënë se një gjë të tillë do ta bëjë në ditët në vijim.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483