Kosova

Thaçi ia shtron ahengut me çiftelia në Rezallë, pa distancë dhe maska

Presidenti Hashim Thaçi po i vazhdon vizitat në familjet e bashkëluftëtarëve të tij, që i shpeshtoi pas propozim-aktakuzës së ngritur nga Gjykata Speciale.

Ai këtë mbrëmje zgjodhi konakun e Hajrë Gashit nga Rezalla e Drenicës, të cilin lavdëroi për ndërtimin e topit të parë në mënyrë artizanale gjatë luftës që u quajt “Topi i Rezallës”, njofton Klan Kosova.

“Sonte, në familjen e bashkëluftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Hajrë Gashi, në Rezallë. Hajra e ka ndërtuar topin e parë në mënyrë artizanale gjatë luftës, që ne e quanim “Topi i Rezallës”. Ai, djemtë e tij dhe gjithë Drenica, kanë dhënë kontribut të madh në luftën tonë çlirimtare!”.

Por, këto fjalë të mira për bashkëluftëtarin e tij, Thaçi i tha pas një ahengu me disa persona në odë. Në fotografinë e publikuar nga vetë ai shihet se mbledhimi u bë pa distancë sociale dhe maska derisa po shoqëroheshin me muzikën e çiftelisë.

Ndalimi i ahengjeve ishte një nga masat që mori Qeveria e Kosovës për frenimin e përhapjes së pandemisë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483