Kosova

Thaçi: I uroj shërim të shpejtë kryeministrit britanik Johnson

Kryeministri britanik, Boris Johnson sot është transferuar në kujdes intensiv pasi gjendja e tij nga koronavirusi është përkeqësuar.

Për këtë ka reaguar përmes rrjetit social Twitter, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili i ka uruar shërim sa më të shpejtë kryeministrit britanik.

“Duke uruar një rikuperim të shpejtë të kryeministrit Boris Johnson dhe një kthim i shpejtë te të dashurit e tij dhe të vazhdojë t’i shërbejë vendit të tij dhe botës.

“Mendimet e mia janë me të dhe familjen e tij”, shkruan Thaçi.