Kosova

Thaçi: Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Greqinë pas shpërthimeve të zjarrit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpreh i prekur thellë nga humbjet e jetëve pas shpërthimit të zjarreve në rajonin e Athinës në Greqi.

Ai tha se janë të tmerrshme dëshmitë për viktimat, por të japin zemër lajmet për heroizmat e zjarrfikësve dhe shpëtimtarëve.

“Kosova solidarizohet me fqinjët tanë dhe është e gatshme të ndihmojë”, shkroi Thaçi në Facebook. /Kosova.info/