Rajoni

Thaçi i drejtohet Sulejman Rexhepit: Ti je “shejtani” i madh

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriu, Menduh Thaçi, ka komentuar dorëheqjen e ish -kryetarit te BFI-së Sulejman Rexhepi sot në konference për shtyp që mbajti PDSH-ja për gjendjen me Koronavirusin në Maqedoni.

Ai tha se nëse Sulejmani ishte shejtan ata rreth tij ishin shejtanët e mëdhenj, bashkëkriminelët e Sulës.

“Përndryshe kjo që ka ndodhur është skandaloze, nuk e di a kanë turp ata, a kanë fytyrë kur dolën rreth tijë atë ditë, ata janë shejtanët e vegjël ndërsa Sula ishte shejtani i madh. Le t’i largojnë ato veshjet që i kanë, të zhveshën nga autoriteti i islamit të cilin nuk e kanë dhe atëherë si të gjithë ne politikanët që i nënshtrohemi procesit demokratik, edhe ata duhet t’i nënshtrohen votës dhe procesit demokratik.
Për fund u apeloj këtyre grupacioneve nga i pari që e lexoi atë tekstin, me mua mos kruheni se do t’u kundërpërgjigjem në mënyrë faktike të fuqishme me vulë në ballë se kush janë, për mua dhe PDSH-në kam shumë shpresa për shumicën absolute të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni ata nuk kanë asnjë legjitimitet dhe nuk na obligojnë për respekt dhe udhëzimi që ato do t’a japin që ne t’a respektojmë.” tha kreu i PDSH-së Menduh Thaçi në një konferencë për shtyp.