Kosova

Thaçi falënderon Amerikën për…

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur mirënjohjen e tij për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën shtesë prej 500 mijë dollarësh për ta luftuar koronavirusin.

Ai ka thënë se miqësia e Kosovës dhe SHBA-së është e përhershme dhe se vetëm së bashku mund të mposhtet kjo sëmundje e rrezikshme.

“Mirënjohës ndaj SHBA-së për ndihmën shtesë prej gjysmë milioni dollarësh për ta luftuar pandeminë. Miqësia jonë është e përhershme dhe e palëkundshme. Së bashku mund ta mposhtim pandeminë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Postimi i plote:

Hashim Thaçi

Mirënjohës ndaj SHBA-së për ndihmën shtesë prej gjysmë milioni dollarësh për ta luftuar pandeminë. Miqësia jonë është e përhershme dhe e palëkundshme. Së bashku mund ta mposhtim pandeminë! HTH

Leave a Reply

Your email address will not be published.