Kosova

Thaçi e Meta përkutojnë Masakrën e Reçakut

Në 21-vjetorin e Masakrës së Reçakut presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Shqipërisë Ilir Meta bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në kujtim të rënëve.

Presidenti Thaçi, tha se edhe kjo masakër sikur edhe të gjitha të tjerat do të zbardhen. Drejtësia ndërkombëtare ka heshtur për mbi 400 masakra, dëbimin e 800 mijë shqiptarëve dhe dhunimin e mijëra grave. 

“Gjithmonë do të kërkohet drejtësi për gjenocidin e kryer në Kosovë. Drejtësia herët apo vonë do të zbardhet”, tha Thaçi.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, tha se është në Reçak për tu përkujtuar masakrën e kryer para 21 vjetëve.

Kjo masakër e të gjitha tjerat që kanë ndodhur në Kosovë, ishin ngjarje të rënda. 

Çdo përpjekje për të mohuar masakrat është i dëmshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.