KULTURË

Thaçi: E dhimbshme vdekja e parakohshme e mikut tim Bekim Lumi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur dhimbjen e tij lidhur me vdekjen e regjisorit të njohur kosovar, Bekim Lumi.

Thaçi, Lumin e konsideron kontribuues të madh të artit, teatrit e kulturës dhe për edukimin e artistëve të rinj.

“I dhimbshëm lajmi për vdekjen e parakohshme të mikut tim, Bekim Lumi. Si artist e si regjisor, Bekim Lumi kontribuoi shumë për artin, teatrin, kulturën dhe për edukimin e artistëve të rinj. Ngushëllime familjes Lumi dhe të gjithë artistëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij”, shkroi Presidenti Thaçi në Facebook. /Kosova.info/