Kosova

Thaçi e cilëson momentum inkurajues, takimin me Vuçiqin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur sërish rreth takimit që ka zhvilluar me presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Presidenti Thaçi gjatë fjalimit të tij në tryezën për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë, ka thënë se takimi në Washington do të jetë takim dhe moment i kthesës kritike dhe positive.

“Jemi të angazhuar për arritjen marrëveshjes për Kosovën dhe Serbinë, kjo marrëveshje duhet të sjellë njohje reciproke mes vendeve tona, si dhe rrugëtim më të përshpejtuar të Kosovës drejt NATO-s, dhe të dy vendeve në BE. Takimi në Washington, dy ditë më parë, besoj do të jetë takimi dhe momenti i kthesës kritike dhe pozitive. Me udhëheqjen e SHBA-së, të arrihet marrëveshja në të ardhmen e afërt. Takimi në Washington është inkurajues për të dyja palët, i vullnetit të mirë për paqe në Kosovë dhe Serbi. Për hapjen e perspektivës euroatlantike të tërë Ballkanit Perëndimor. Për zhvillim ekonomik dhe jetë më të mirë të qytetarëve dhe investime nga SHBA-së dhe nga BE. Prandaj, këtë mundësi nga Washingtoni duhet ta shfrytëzojë Kosova dhe Serbia dhe të gjitha palët që janë të interesuara për arritjen e paqes Kosovë-Serbi”, ka pohuar Thaçi.

Presidenti ka thënë se është e rëndësisë jetike për procesin e arritjes se marrëveshjes përfundimtare që edhe Kosova edhe Serbia sot për herë të parë, kanë besim në lidershipin e SHBA-së se mund të arrihet marrëveshja përfundimtare.

Thaçi gjatë kësaj tryeze po ashtu tha se është e nevojshme themelimi i Komisionit për Pajtimin dhe të Vërtetën.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.