Kosova

Thaçi: Do të kërkoj sërish që BE-ja të plotësojë zotimin për liberalizimin e vizave

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë duke marrë pjesë në një takim joformal në Bruksel me udhëheqjen e re të Bashkimit Evropian.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i vendit Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në Facebook.

“Bashkë me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, sapo kemi filluar një takim joformal me udhëheqësit e ri të Bashkimit Evropian. Në këtë takim do të diskutohet për mundësinë e përshpejtimit të zgjerimin e BE-së, përmes anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Thaçi.

Ai ka thënë se në këtë takim do të kërkojë edhe njëherë që BE-ja të plotësojë zotimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//cdrvrs.com/4/3473483