Kosova

Thaçi del të premten para komisionit për ‘gylenistët’

Anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq e kanë përkrahur kërkesën e kryetarit të komisionit Xhelal Sveçlës për ta thirrur në intervistim presidentin Thaçi më datë 26 prill ashtu siç ky i fundit ka kërkuar.

Tutje Sveçla ka propozuar që mbledhja tjetër e komisionit të mbahet edhe më 3 maj ku do të ftohen për raportim ish shefi i AKI-së Driton Gashin, shefin aktual të AKI-së, Shpend Maxhunin dhe dy zyrtarët tjerë të këtij institucioni që kanë qenë pjesë e aksionit të deportimit.

“Meqë presidenti ka shfaqur gatishmërinë që të vijë para komisionit më 26 prill, atëherë mbledhjen e ardhshme e thërrasim më 26 prill në ora 13:00, kurse më 3 maj të thërrasim katër zyrtarët të cilët unë i propozova”, ka thënë Sveçla.