Kosova

Thaçi dekoron me “Urdhrin e Lirisë” dëshmorin Muharrem Fejza

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka dekoruar me Urdhrin e Lirisë, Muharrem Fejzën, i vrarë para më shumë se gjysmë shekulli.

Thaçi ka thënë se familja Fejza – Kastrati përbën shembullin më të mirë të rezistencës dhe veprimtarisë që ndër breza i ka kontribuar lirisë që e gëzojmë sot.

Postimi i plotë:

Familja Fejza – Kastrati përbën shembullin më të mirë të rezistencës dhe veprimtarisë që ndër breza i ka kontribuar lirisë që e gëzojmë sot. Figurën emblematike të kësaj familjeje, Muharrem Fejzën, i vrarë para më shumë se gjysmë shekulli, sot e dekorova me Urdhrin e Lirisë. Janë të panumërt njerëzit që kanë dhënë gjithë çfarë kanë pasur për lirinë tonë! HTH

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.