Kosova

Thaçi dekoron me medalje veprimtarin Idriz Rrecaj

Me Medalje Presidenciale Jubilar të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, pas vdekjes, u dekorua veprimtarin Idriz Rrecaj nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Këtë gjë e bëri të ditur vetë Presidenti Thaçi përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ku tha se Rrecaj dha kontribut të jashtëzakonshëm si aktivist politik në Skenderaj mirëpo jo vetëm, ai kontribuoi edhe për tërë Kosovën.

“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, pas vdekjes, e dekorova veprimtarin e shquar Idriz Rrecaj. Në vitet e nëntëdhjeta, Idriz Rrecaj dha kontribut të jashtëzakonshëm si aktivist politik në Skenderaj dhe më gjerë. Ai kishte vizion, maturi dhe guxim për t’u ballafaquar me problemet e kohës. Si veprimtar politik, Idriz Rrecaj ishte unifikues dhe simbol i shpresës dhe besimit në lirinë e Kosovës”, shkroi Thaçi. /Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483