Kosova

Thaçi: Bashkimi i Gjermanisë ishte fitorja më e madhe politike paqësore në Evropë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se bashkimi i Gjermanisë ishte fitorja më e madhe politike paqësore në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka thënë se rrëzimi i murit 30 vjet më parë, ishte fundi i luftës së ftohtë, rënie e Perdes së Hekurt dhe bashkim i Gjermanisë.

“Me rënien e Murit të Berlinit u sprovua epërsia e sistemit demokratik përballë atij komunist. Era e lirisë dhe demokracisë u përhap rrufeshëm në Evropën Lindore, por edhe në Ballkan”, ka shkruar Thaçi, transmeton Kosova.info.

Postimi plote:

Hashim Thaçi

Ndarja e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore ishte plagë e hapur në Evropë. Muri i Berlinit u bë simbol ku kufizoheshin bota e demokracisë perëndimore dhe ajo e diktaturës lindore. Rrëzimi i këtij muri 30 vjet më parë, ishte fundi i luftës së ftohtë, rënie e Perdes së Hekurt dhe bashkim i Gjermanisë.

Me rënien e Murit të Berlinit u sprovua epërsia e sistemit demokratik përballë atij komunist. Era e lirisë dhe demokracisë u përhap rrufeshëm në Evropën Lindore, por edhe në Ballkan.

Bashkimi i Gjermanisë ishte fitorja më e madhe politike paqësore në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore. Urime kombit gjerman! HTH

Leave a Reply

Your email address will not be published.