INTERVISTA

Thaçi apo Rugova? Përgjigjen ua jep Blendi Fevziu

I pyetur nga gazetari Çim Peka se ku ngjajnë dhe ku ndryshojnë Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi, gazetari Blendi Fevziu i sheh të dy si politikanë të ndryshëm, që kanë vepruar në rrethana të ndryshme.

“Janë dy politikanë të ndryshëm, në rrethana të ndryshme. Rugova u blasfemua kur Kosova kishte në pikëpyetje ekzistencën e saj. Liderët e dikurshëm bëheshin më të fuqishëm nga kërcënimi i Bashkimit Sovjetik. Rugova ishte lideri i një populli që kërkonte të hiqte barrën 100-vjeçare të Serbisë. Rugova nuk administroi kurrë, Thaçi po. Nuk mund ti krahasojmë. Nuk e dimë si do të sillej Rugova nëse do të ishte kryeministër. Janë dy rrethana të ndryshme. Unë mendoj gjithashtu se, Hashim Thaçi është një kafshë politikë”, deklaroi në “Çim Peka LIVE”, moderatori i “Opinion”.

A ka mbaruar misioni i Thaçit?

“Nuk e di. Politika është me cikle. A mund të rigjallërohet? Kjo duhet parë pasi ai të largohet nga posti i presidentit. Përdorimi i presidencës për karrierë politike ka rezultuar në dështim. Do, nuk do, shkon drejt pensionit politik”, deklaroi Fevziu. /SYRI.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.