Kosova

Thaçi – amerikanëve me rastin e 4 korrikut: Urimet më të sinqerta për popullin dhe institucionet amerikane

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka uruar SHBA-në me rastin e 244 të përvjetorit të Pavarësisë.

“Ky 4 korrik shënon përvjetorin e 244-të të Pavarësisë së SHBA-së, vendit më demokratik në botë. Urimet më të sinqerta për popullin dhe institucionet amerikane në emër të popullit dhe institucioneve të Kosovës. Ne ndajmë vlera, parime dhe vizion të përbashkët për një botë të lirë, të drejtë dhe demokratike”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka shtuar se, “populli i Kosovës është përjetësisht falënderues për mbështetjen amerikane në kohërat më të vështira dhe për mbështetjen e vazhdueshme në rindërtimin e vendit tonë. Zoti e bekoftë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483