Kosova

Gashi: Tentativë e pasuksesshme e implikimit të Rexhep Selimit në kinse veprime kriminale

Një media e re e regjistruar në Shqiperi që pretendon të ketë lexues edhe në Kosovë tenton ta implikoj Rexhep Selimin në dyshime për “frikesim dhe dyshim i bazuar për organizim të vrasjeve”, ka thënë avokati Tomë Gashi, duke ju referuar mediumit të Baton Haxhiut, Albania Post.


Në emisionin Çim Peka Live, në Syri TV, Gashi ka thënë se, z. Rexhep Selimi asnjeherë nuk ka qenë nën hetime për raste që i përmend Albanian Post, reagimi i Gashit ka ardhur pasë publikimeve të disa shkrimeve të publikuara në këtë medium, qe


“Ata që janë alergjik ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, kot e kanë që me publikime të tilla të pabazuara e të pavërteta të kërkojnë publicitet duke bërë spektakle të cilave as ata vetë nuk i besojn”.


“Mediat e kanë të garantuar lirinë e shprehjes por edhe Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës e ka të obliguar që ti ftoj të gjithë ata që kanë informata për vrasje të përmendura në këto shkrime.”


Nuk është ndonjë gjë që i bënë ndere medias për të përmendur me emra dhe mbiemra të dyshuar për vrasjet politike në Kosovë ata të cilët nuk jetojnë më, ka thënë Gashi.


“Titujt bombastik për lexim dhe klikime mund të jenë strategji e mirë për publicitet por edhe mund të krijojnë dëme të pariparushme të cilat mediumin dhe gazetarin mund ta dërgojne në Prokurori për të dhënë sqarime dhe nëgjykatë për tu perballur per padi per kompenzime.
Lufta mediale për ta njollosur dikë e për ta mbrojtur dikë tjetër nuk është as e ndershme e as korrekte dhe nuk ka asnjë pikë efekti në Gjykaten Speciale.”