Rajoni

Tevdovski: Pas zgjedhjeve do të përforcohen kapacitetet e auditimit

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski deklaroi se “do të bohet gjithçka, dhe jo vetëm tek personeli për ta zhvilluar sistemin e kontrollit të brendshëm financiar publik, sepse është e rëndësishme për funksionimin e financave publike”.

“Ne jemi vendi i parë në rajon që bëri strategji për zhvillimin e sistemit kontrollues të brendshëm financiar publik, dhe pikërisht një ndër qëllimet kryesore është të përforcohet sistemi me njerëz. Pas mbarimit të zgjedhjeve hap pas hapi do të punojmë në realizimin e strategjisë”, tha Tevodvski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se duhet të përforcohet numri i auditorëve të brendshëm në vend.

“Raportet e auditimit janë të rëndësishme dhe ne bëjmë gjithçka për të përmirësuar funksionimin e sistemit. Unë mendoj se raportet e tilla mund të shqyrtohen në Kuvend, por kjo varret nga institucionet tjera të sistemit”, tha Tevdovski.

Në vend momentalisht punojnë 90 auditorë, që kryejnë auditimin e rreth 1.100 institucioneve, ndërsa sipas standardeve numri i tyre është për 50 më i ulët nga ai i që është i nevojshëm.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483