Hi Tech

Testimet që i ndryshuan automobilat

Instanca të shumta ndërkombëtare ndihmojnë prodhuesit e veturave të sjellin më të mirën të mundshme për sigurinë e udhëtarëve nëpër rrugë. Testimet e përplasjeve nga autoritetet ndërkombëtare kanë rezultuar shpesh të frikshme. Industria ka mësuar shumë prej tyre.

“AutoCar” tani ka renditur disa nga mësimet që prodhuesit kanë marrë nga testimet e përplasjeve, para se t’i nxirrnin në treg modelet e tyre.

“Geely CK1”

Më 2009, “Geely” e Kinës kishte ambicie të mëdha që ta shiste modelin “CK1” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe synonte të përdorte Amerikën Jugore si “hap fillestar” për të arritur aty. Megjithatë testet e përplasjes i dhanë zero pikë modelit, për shkak të mbrojtjes tejet të dobët. Ajo ia parandaloi shitjen në SHBA kur nuk arriti të merrte pikët e mjaftueshme të testimeve të Institutit të Sigurisë për autostrada. Si rrjedhojë, “Geely” u fokusua më shumë në sigurinë e modeleve dhe kjo e çoi në blerjen e “Volvos” më 2010, që gjithmonë është konsideruar lider i tregut të modeleve të sigurta.

“Datsun Go”

Ekonomitë si India përfaqësojnë shans të jashtëzakonshëm për prodhuesit ku modelet e lira kërkohen tej mase. Gjithsesi “Nissani” kuptoi më 2014 se investimi në modelet e lira e të pasigurta është gabim i kushtueshëm. Kompania japoneze nuk fitoi asnjë yll në testet ndërkombëtare të përplasjes gjë që bëri që India të ketë programin e veçantë për të gjitha modelet e reja që shiten aty.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//azoaltou.com/afu.php?zoneid=3473483