SHËNDETËSIA

Teste në njerëz dhe kafshë, bota po nxiton ta gjejë vaksinën

Shumë shtete në botë kanë filluar t’i lehtësojnë masat e izolimit ndërkohë që ilaçi Remdesivir në ShBA po jep efekte premtuese në shërimin e personave të prekur me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Ekspertë të OKB-së thonë se pandemia mund t’i lë pa të hyra rreth 1.6 miliardë punëtorë në botë.

Ndërkohë, shumë shtete në botë po bëjnë teste në njerëz dhe kafshë për të zbuluar vaksinën kundër virusit që ka kapluar gjithë botën.