Kosova

Tërmkolli: Albin Kurti është një mashtrues i madh

Anëtarja e LDK, Melihate Tërmkolli, e ka quajtur kreun e LV Albin Kurti një mashtrues të madh duke treguar pse e ka mbështetur më herët koalicionin LDK-LV.

“Natyrisht e kam bindej time që është njeriu kryesor Albin Kurti një mashtrues i madh, Por nuk e di pse megjithatë kam dashtë,  që të bëhet kjo qeveri në mes të VV-së dhe LDK-së që të ketë një zhvillim. Sepse të gjitha vlerat tona ma të larta  kombëtare i ka përdor veç për qëllime politike”, tha Tërmkolli.

Sipas saj të gjitha ato që I ka proklamuar Kurti, nuk është ajo që ai e bënë ose e ka bë.

“Krejt ajo çka e ka proklamua, sidomos në sentimentin kombëtar duke prek është krejt ndryshe nga ajo qysh ka veprua. Edhe njëherë po them, do të doja shumë që vërtet të kishte funksionua ai koalicion, pavarësisht bindjeve që kam pas etj., etj., sepse të them ashtu ishte njëfarë disponimi i shumicës së qytetarëve dhe të ketë njëfarë fillimi, njëfarë ndryshimi që po i thonë. Por hipokrizia nuk ndryshon në këtë vend”, tha ajo. /Kosova.info/