Bota

Tërmeti në Turqi: Numri i të vdekurve shkon në 38

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Turqi njoftoi në mbrëmjen e së dielës se numri i viktimave nga tërmeti që e goditi pjesën lindore të vendit tashmë ka shkuar në 38.

Dridhja prej 6.8 shkallësh ndodhi në provincën lindore, Elazig, të premten në mbrëmje dhe u ndie edhe në Siri e Gjeorgji, shkruan “Anadolu”.

Sipas Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave dhe Fatkeqësive, nga 1607 personat e lënduar, 1515 tashmë janë liruar të shkojnë në shtëpi, ndërsa 45 njerëz janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.

Pas dridhjes kryesore, në rajon u regjistruan edhe 844 tërmete të tjera më të vogla.

Autoritetet thanë se operacionet e kërkimit dhe shpëtimit janë duke vazhduar me një personel prej 3800 personash dhe me 22 qen nuhatës.

Ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi kanë shprehur shumë liderë, përfshirë edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se vendi ynë është i gatshëm ta ndihmojë Turqinë pas kësaj fatkeqësie.

Leave a Reply

Your email address will not be published.