Kombëtare

Tërmet në Korçë

Korça është zgjuar sot nga tërmeti. Rreth orës 06:27 minuta janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 5.3 ballë dhe thellësi 4 km, çka ka alarmuar qytetarët, të cilët kanë dalë jashtë banesave të tyre.

Lëkundjet janë ndjerë në Ersekë dhe Pogradec e ndërsa epiqendra ishte 12 km vijë ajrore mes Korçës dhe Ersekës, në fshatin Mollas.

Mësohet se lëkundja e parë ka zgjatur për plot 10 sekonda. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. /tch/