Bota

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 godet Turqinë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur mbrëmjen e sotme Turqinë.

Sipas Institutit të Kërkimeve për Tërmete, tërmeti goditi qarkun Sivrice të Elazig pasditen e sotme, me një thellësi prej 10 kilometrash, transmeton Koha.net.

Sipas raporteve të para nga autoritetet dhe mediat turke, tërmeti u ndje edhe në disa provinca fqinje në Turqinë lindore.