Tërmet i fuqishëm ka goditur Argjentinën

Një tërmet i fuqishëm ka goditur shtetin e Amerikës Latine, Argjentinën.

Tërmet i fortë me magnitudë 6.2 ballësh të shkallës Rihter ka goditur sot shtetin argjentinas.

Epiqendra e tërmetit ishte 73 kilometra në veriperëndim të San Antonio de los Cobres.

Kështu ka raportuar Qendra Sizmologjike Evropiano-Mediterane, e cila fillimisht shkroi se tërmeti ishte me magnitudë prej 7.0 ballësh.

Theksojmë se për momentin nuk ka informacione për dëme materiale apo të lënduar.

Ndryshe, Afganistani dhe Pakistani gjatë ditës së djeshme janë goditur prej një tërmeti, i cili la të vdekur të paktën 13 persona.

Go to TOP