Bota

Tërheqja e zyrtarëve amerikanë nga Iraku ka filluar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë urdhëruar shumë zyrtarë amerikanë të tërhiqen nga Iraku dhe një gjë e tillë ka filluar sot, kur jemi në një klimë të nxehtë në mes të SHBA-ve dhe Iranit.

Stafi i Ambasadës në Baghdad dhe Konsullata në Irbil kanë filluar të tërhiqen, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.

Ushtria Amerikane raportoi se rreziku në Lindjen e Mesme është rritur pas shtimit të prezencës së forcave iraniane në rajon.

Ndërkohë, mendim të kundërt ka gjenerali britanik, Chris Ghika, i cili sot u shpreh se nuk ka asnjë rrezik të ri dhe situata mbetet e qetë, ndryshe nga ç’raportojnë mediat në vende të ndryshme, veçmas në Shtetet e Bashkuara.

Në Britaninë e Madhe, të shumtë janë ata që besojnë se këto janë vetëm lojëra të Donald Trump dhe John Bolton, të cilët duan të sajojnë një shkas për ta sulmuar ushtarakisht Iranin.

Në rast lufte, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta kenë dhe aq të lehtë, pasi që Ushtria e Iranit është e renditur e dymbëdhjeta në mesin e ushtrive më të forta në planet, sipas Global Firepower. /Kosova.info/


Leave a Reply

Your email address will not be published.