Kosova

Tentoi t’i trafikojë tri të mitura, arrestohet një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i trafikimit me njerëz ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, shkruan kosova.info.

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të cekur ndaj tri të miturave femra K/Shqiptare.

Ndërsa si provë materiale është konfiskuar një telefon. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.