Kombëtare

Tentoi të fuste drogë në burgun e Dubravës, policia arreston një femër

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një femër, pasi që ajo kishte tentuar të fuste drogë në burgun e Dubravës.

Zyrtarët e Burgut të Dubravës, sipas policisë, kanë gjetur te një vizitore një sasi të narkotikëve, e kamufluar në një mbështjellës të plasmastit, duke tentuar ta fuste brenda hapësirave të burgut, gjatë kohës së vizitave.

Me këtë rast është konfiskuar sasia e gjetur e substancës narkotike prej 12.5 gramë dhe lidhur me ketë është njoftuar edhe prokurori i shtetit, me urdhër të cilit është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarës, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Pas intervistimit nga hetuesit rajonalë, e dyshuara me urdhër të prokurorit të shtetit ndalohet për 48 orë dhe është dërguar në qendrën e ndalimit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.